Monika Kryemadhi u zyrtarizua në krye të LSI pasi mori votëbesimin e delegatëve të Konventës Kombëtare. Në fjalimin e parë të mbajtur në këtë post, ajo hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e paralajmëroi se do ketë përballë një opozitë mjaft të fortë.
“Misioni ynë një dhe i vetëm: opozitë e fortë, opozitë e vërtetë, opozitë deri në pikën e fundit”, deklaroi Kryemadhi.
Ajo tha se rama ka blerë vota dhe disa ndëkrombëtarë me paratë e drogës.
“Edi Rama me paratë e drogës mund të blejë opozitën e deritanishme, mund të blejë dhe ndërkombëtarë, por me gjithë paratë e rruzullit tokësor, heshtjen e LSI kurrë nuk ka për ta blerë. Mbi 20 mandate u tjetërsuan, për të krijuar një pseudomazhorancë e cila angazhimin e parë që pati ishte ligji i mbetjeve, për të cilin ne ishim kundër”, deklaroi më tej Kryemadhi.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
“Më 25 qershor 225 mijë heronj votuan LSI-në, janë heronj sepse përballuan shantazhin e administratës publike deri duke kërcënuar edhe fëmijët e tyre maturantë. Përballuan terrorin e policisë dhe bandave të krimit të organizuar, heronjtë që votuan LSI-në i dhanë asaj forcën dhe besimin, duke na thënë se misioni ynë është një dhe i vetëm, opozitë e fortë, opozitë e vërtetë, opozitë deri në pikën e fundit!
Edi Rama me paratë e drogës mund të blejë opozitën e deritanishme, mund të blejë dhe ndonjë ndërkombëtar, por heshtjne e LSI-së kurrë nuk ka për ta blerë
Mbi 20 mandate u tjetërsuan, për të krijuar një pseudo maxhorancë i cili angazhimin e parë që pati ishte të miratonte ligjin për mbetjet, që do ta kthente Shqipërinë në vendin ku do të mblidheshin plehrat. Ne ishim kundër këtij ligji. Ne ishim kundër hyrjes në zgjedhje pa opozitën. Me këto kundërshti parimore ne fituam nderimin e shqiptarëve dhe urrejtjen e kreut të rilindjes. Por urrejtja e tij u shtua akoma më shumë, sepse ne i thamë shqiptarëve të vërtetën për vjedhjet e votave në Shqipëri.
Ne jo vetëm denoncuam por edhe penguam zbatimin e skenarit të tij të zi për grabitjen e votavem, një plan që do ta kryente me bandat e tij përmes kërcënimeve. Ata e dinë mirë sot që LSI është e vetmja forcë opozitare. Ata nuk do ta kenë kurrë shansin që të bëjnë pazare me ne dhe në kurriz të së vërtetës. Duke filluar që sot, do të punojmë shpi më shpi, për ta kthyer në skrap qeverinë e tij që nuk e siollën votat e qytetarëve, por votat e blera me paratë e krimit”.
/a.m.