Me hyrjen e Pranverës, Policia e Shtetit ka nisur aksionet kundër kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin. Gjatë ëktij viti, policia ka vënë në zbatim një plan me masa të ëprforcuara, në funksion të përmbushjes së objektivit për zhdukjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit, objektiv ky i strategjisë së re të miratuar nga qeveria. Në luftën anti-kanabis janë përfshirë një sërë institucionesh shtetërore, ku sigurisht ajo që mban peshën kryesore është policia.
Uniformat blu prej muajsh kanë nisur në terren përmes grupeve të kontrollit krehjen e zonave me risk të lartë si Dukagjini, lumi i Vlorës, Kruja, Tepelena, dhe të gjitha zonat kryesisht ato të thella ku vitet e shkuara janë konstatuar parcela me kanabis. Edhe këtë vit janë kryer monitorime nga avioni i specializuar i Guardia di Finanzzias italiane e cila parapraksiht raporton se kultivimi këtë vit është minimal shkruan JavaNeës.
Kontrollet e shpeshta në zonat e riskut kanë zbulur një fenomen të ri. Në shumë parcela të shkatërruara vitin e shkuar, kanë mbirë qindra imë kanabisi. Të favorizuara nga kushtet atmosferike, shumë fara që mund të jenë rrëzuar nga bimët e vjetshme, apo edhe kërcejt e mbetur, kanë nxjerrë bimë të reja këtë vit. Janë regjistruar të paktën 27 raste kur bimët kanë mbirë vetë, edhe pse kur u raportua rasti i parë u ngritën hije dyshimi.
Nga verifikimet e kryera nga prokuroria është vërtetuar se pista e policisë. Kjo pas hetimeve proaktive të kryera dhe mbajtjes nën kontroll të zonave shkruan JavaNeës.
“Kemi 27 raste që janë të mbira vetë në toka ose parcela të vjetshme. Nga veprimet procedurale kanë rezultuar se janë të mbira vetë. Për këto raste prokuroria ka filluar çështjen penale dhe i ka mbyllur”, ka deklaruar Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Josif Shtëmbari.
Por, një tjetër fakt i zbuluar lidhet me cilësinë e këtyre bimëve. Në gjuhën e kultivuesve këto bimë quhen “mashkull”, pasi nga ato nuk mund të nxirret produkt final konsumi. JavaNews/a.m.