Gjatë stinës së verës dhe sidomos në situatën emergjente në të cilën ndodhemi, shërbimi zjarrfikës kryen dhjetëra misione në ditë, në zonat e banuara por edhe në parqet apo pyje. Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës për qarkun e Tiranës Shkëlqim Goxhaj tha se kjo është harta e vendeve që kanë shënuar më rastet më të tepërta të zjarreve.
Goxhaj: Dihet që ngjarje ne do të kemi. Temperaturat janë shumë të larta, por qytetarët duhet të tregojnë kujdes të veçantë gjatë kësaj periudhe. Pothuajse më shumë zjarre kemi pasur në zonën e Ndroqit, Vaqarrit, Pezës, gjithashtu edhe në zonën e Petrelës se sa në zonën e Dajtit.
Me staf të dubluar, 6 stacione shërbimit dhe me automjete të reja; shërbimi zjarrfikës duket se e ka të vështirë të përballoj shërbimin i vetëm. Ndaj dhe drejtori Goxhaj u bën apel administratorëve dhe pushtetit vendor të organizojnë sa më shumë forca vullnetare.
Goxhaj: Në qoftë se këta drejtues të njësisë administrative kanë një listë të saktë që personave që shërbejnë si forca vullnetare dhe këto forca vihen në lëvizje përpara se të afrohemi në vendin e ngjarjes. Mendoj që kjo formë të bëhet më e organizuar në të ardhmen dhe më e lehtë për shërbimin tonë.
Nga malësia e Tiranës dhe zonat e tjera periferike, shërbimi zjarrëfikës po bën përpjekje për të mbuluar të gjithë territorin ndërsa kërkon qytetarëve të lajmërojnë në kohë emergjencat.
Goxhaj: Edhe unë vet pas kaq vitesh që kam kaluar në shërbimin zjarrfikës, patjetër që do të jem një vullnetar i mirë gjatë gjithë jetës time.
/Oranews/ma.me