Një model irakien, i cili ngjante shumë me Brad Pit, është vrarë ditën e djeshme, pak orë pasi familja e tij kishte denoncuar zhdukjen e tij.
Djaloshi mbante flokë të gjatë dhe vishej me stil perëndimor. Karar Nushi, model e aktor që jetonte në Bagdat ishte cilësuar nga shtypi vendas si “Brad Pitti irakian”, për shkak të ngjashmërisë me aktorin e famshëm hollivudian.
Trupi i tij i torturuar, gjymtuar u gjet i pajetë të hënën në rrugen Palestina, në veri të Bagdatit.
Vrasja e pamëshirshme dyshohet se është bërë nga ndonjë grup i fortë islamik që nuk duronte dot stilin e jetesës së të riut që karakterizohej tepër perëndimor për vendasit.
I riu kishte marrë kërcënime të vazhdueshme sa ishte gjallë, Kjo u mësua nga miqtë e tij që shkruajtën në rrjete sociale pak pasi morën vesh vdekjen e djaloshit.
Sipas tyre, grupe anonime e kishin kërcënuar Karar për flokët e gjatë bjondë, veshjet fashion. Por i riu jo vetëm që nuk i kishte marrë parasysh këto kërcënime, por kishte vijuar normalisht sitlin e tij të jetesës duke marrë pjesë në role në teatër, apo në konkurse bukurie.
Ndërkohë grupet islamiste e akuzonin atë për sjellje homoseksuale apo për një djalë prostitutë që frekuentonte vazhdimisht femrat.
Mediat raportojne se në trupin e të riut kishte shenja të mëdha dhune ndaj dyshohet se ai është torturuar mizorisht para se të vritej.