Një moment i tmerrshëm kur një femër guxon të heqë një piton nga rruga i cili kishte zënë trafikun, kur aty ishin dhjetëra burra që thjesht shikonin dhe kishin frikë ta preknin.
Pitoni vdekjeprurës ka përhapur panik në mes të rrugës në Rio de Janeiro të Brazilit. Kamiona dhe makina që udhëtonin në të dy kahet e rrugës kanë ndaluar ndërsa shoferët qëndronin të struktur nga frika larg rrugës së gjarprit.
Por një femër e guximshme ecën qetësisht drejt gjarprit duke e kapur nga koka, dhe më pas e hodhi mbi shpatulla. Ajo pozonte para celularëve të shoferëve me pitonin në krahë.
Ajo më pas e hodhi pitonin në shkurrët anës rrugës në Teresopolis./a.ç