Katër tërmete të reja prej të cilëve më i fuqishmi me magnitudë 3,8 ballë janë regjistruar mbrëmë në zonën e Ohrit në Maqedoni.
Sot në mëngjes në orën 4:29 minuta është ndjerë tërmeti më i fuqishëm, i pasuar nga katër tërmete me thellësi prej 1 kilometër.
Në orën 01:02 është regjistruar tërmet me magnitudë 3 ballë të cilit i paraprinë dy tronditje në 23:37 me intensitet prej 3,2 ballë dhe në orën 23:16 një tërmet prej 3,1 ballësh.
Nga 18 qershori deri më sot në rajonin e Ohrit janë regjistruar mbi 1.000 tërmete. Më i fuqishmi ishte në orën 13:18 minuta me magnitudë 5 ballë sipas shkallës rihter, i cili shkaktoi shqetësim tek banorët dhe turistët, ndërsa ka pasur edhe dëme materiale.