Policia njofton se specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit :
Pandi. Sh, 36 vjeç, banues në njësinë administrative Pirg.
Ndalimi i tij u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si edhe pas kallëzimit të bërë më datë 04.07.2017 nga bashkëshortja e tij, e cila ka deklaruar se shtetasi i mësipërm ka kryer në mënyrë të përsëritur vepra të turpshme ndaj vajzës së tij të mitur 5-vjeçare.Gjithashtu dyshohet se 36 vjeçari, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vepra të turpshme” dhe “Dhuna në familje” parashikuar nga nenet 108/1 dhe 130/a/3 të Kodit Penal. /b.d