E pati pritur me ironi dhe pezmatim largimin, megjithëse e jetoi të plotë mandatin katërvjeçar në krye të Aluiznit. Mesa duket, për fatin e tij të mirë, Edi Rama nuk i paska dëgjuar ankesat e tij në rrjetet sociale dhe kafenetë e Tiranës. Artan Lame është rikthyer sot në krye të institucionit që drejtoi për 44 muaj.
Mediat vendase bëjnë të ditur se Lame është rikthyer sot në detyrë pas dorëheqjës së Ibrahim Morinës javën që kaloi.
Lame është drejtori i dytë i emëruar nga PS që rikthehet në detyrë, pas Adrian Çelës në OSHEE.
Tashmë priten largimet edhe të kreut të Hipotekave, Burgjeve dhe Agjencise së Zhvillimit Rural.