Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka reaguar kundër pjesëmarrjes të vetëm 30 anëtarëve në seancën e Parlamentit Europian. Ai duke iu drejtuar parlamentit me fjalën “qesharak” tha se nuk do të vijë më në një seancë të ngjashme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seancën e PE-së e cila vazhdon në Strasburg janë diskutuar aktivitetet e zhvilluara në periudhën 6 mujore të Maltës e cila presidencën e radhës të BE-së ia ka dorëzuar Estonisë.
Në seancën ku ka marrë pjesë edhe kryeministri i Maltës, Joseph Muscat fjalën e ka marrë Juncker i cili për shkak se në seancë ndodheshin vetëm 30 anëtarë nga 751 të tillë ka reaguar me fjalët: “Parlamenti Europian është qesharak. Kjo është me të vërtetë një situatë qesharake, jeni qesharak”.
Duke përsëritur disa herë se PE-ja është “qesharake” në gjuhën angleze dhe franceze Junker tha: “Kjo pjesëmarrje tregon se Parlamenti nuk e merr seriozisht këtë seancë. Sikur në vend të Muscat të ishte Merkel apo Macron kjo sallë do të mbushej përplot. Kjo është qesharake”.
Ndërsa presidenti i PE-së Antonio Tajani duke i ndërprerë fjalën Junker-it është kundërpërgjigjur “Ju lutem i nderuar president, ne nuk jemi qesharak, ju lutem përdorni një gjuhë më ndryshe. Ju mund të kritikoni Parlamentin, por nuk drejton komisioni parlamentin po përkundrazi parlamenti drejton komisionin”.
Pas kësaj duke ngritur zërin Juncker tha se “Pas kësaj më kurrë nuk do të marr pjesë në një seancë të tillë. Parlamenti mund të drejtojë komisionin por edhe anëtarët e vegjël të parlamentit duhet të tregojnë respekt për presidentin e radhës. Kjo seancë tregon se parlamenti nuk e bën këtë”.
Presidenca e radhës së BE-së më 1 korrik nga Malta kaloi tek Estonia. Në seancën e PE-së me pjesëmarrjen e kryeministrit maltez Muscat do të diskutohej për aktivitetet e zhvilluara në periudhën 6 mujore të Maltës e cila presidencën e radhës të BE-së ia ka dorëzuar Estonisë. Në seancë ishin të pranishëm vetëm 30 anëtarë.
a.ç