Policia e Sarandës bën me dije se mesditën e sotme në aksin rrugor Vlorë-Zvërnec, pranë kryqëzimit të Triportit, automjeti tip Volkswagen Golf me targë AA 694 MX, ka goditur një 50 vjeçar, ende të paidentifikuar i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë, i dëmtuari u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë, në gjendje të rëndë për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, R.O., 18 vjeç, banues në Vlorë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.
ma.me