Është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca e radhës në kaudër të procesit ndaj anëtarëve të bandës së Emiliano Shullazit, të akuzuar për gjobëvënie dhe kërcënim.
Në seancën e sotme ka dëshmuar sërish biznesmeni Ylvi Beqja. Ndërkohë, ky i fundit ka refuzuar tu përgjigjet disa pyetjeve që i kanë bërë të pandehurit. Ai ka deklaruar se “Çkam pasur i kam treguar. Disa detaje nuk më kujtohen”.
Ndërkohë, në seancën e radhës e përcaktuar për në 11 Korrik pritet të japin dëshminë e tyre edhe kreu i Hipotekës Ilirian Muho si dhe dy noterë. Emrat e tyre kanë dalë pas dëshmive rreth kalimit të pronësisë së ish-Vollgës në Durrës nga biznesmeni Beqja te Shullazi pas kërcënimeve nga ky i fundit./a.m.