Një person ka vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, dy prej të cilëve rëndë, në një sulm me armë zjarri në Rejnerie, lagje e varfër e banuar nga emigrantët në Tuluz të Francës.
Nga të dhënat e para rezulton se dy persona në bordin e një motori kanë hapur zjarr ndaj një grupi personash dhe më pas janë larguar. Agjentë të shumtë policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Njëri nga agresorët që hapi zjarr mbante veshur rroba islamike, kanë thënë dëshmitarët për policinë. Sidoqoftë, pista më e mundshme për hetuesit është ajo e larjes së hesapeve mes bandave.
“Asnjë pistë nuk është përjashtuar, por deri tani nuk ka elementë terrorizmi”, ka deklaruar një zyrtar i policisë. Edhe një burim tjetër i afërt me grupin hetimor ka thënë për mediat se, dyshimet janë për një larje hesapesh./a.m.