Një fëmijë e gjashtë vjeç me origjinë shqiptare, i identifikuar si Elidion .B, është mbytur pasditen e sotme në ujërat italiane, në plazhin e njohur si Roseto.
Pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, nga rojet e plazhit, personeli i ambulancës së Rosetos, dhe ndërhyrjes në vendngjarje të një helikopteri-ambulancë nga Pescara, Elidion B. ka ndërruar jetë.
Lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje kanë nisur hetimit nga ana e efektivëve dhe kapitanerisë së portit të Rosetos, të cilat janë duke marrë në pyetje të ëmën, e cila ishte në plazh me Elidionin, djalin tjetër e bashkëshortin.
Mësohet se, fëmija ishte në ujë dhe kishte humbur nga sytë e prindërve, ndërsa e ëma po kujdesej për djalin tjetër në çadër, shkruan Panorama.
Dikush nga të pranishmit ka parë trupin e djaloshit në ujë, 150 metra nga çadra ku ishin prindërit e vogëlushit, dhe dha alarmin, por ishte shumë vonë.
Elidioni i vogël, i cili do të mbushte 6 vjeç me 5 Janar, kishte ndërruar jetë./a.m.