Dy turiste britanike në Greqi kanë bërë denoncim në polici që një shqiptar tentoi t’i përdhunonte.
Ngjarja ka ndodhur në Rodos, ku është arrestuar 44-vjeçari nga Shqipëria pas denoncimit të turisteve, shkruan TvKlan.
Sipas kallëzimit të tyre, dy vajzat ishin duke ecur në rrugë kur 44-vjeçari ju afrua dhe u përpoq t’i bllokonte. Dy britaniket kanë arritur t’i shpëtojnë shqiptarit duke e goditur me gurë dhe më pas u larguan me makinë.
Ato shkuan në rajonin e policisë dhe dhanë përfshkrimin e shqiptarit. Ai u arrestua me akuzën e tentativës së përdhunimit./a.m.