Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Indi ku një grua me aftësi të kufizuara është lidhur dhe më pas është rrahur për vdekje nga një turmë e cila e akuzonte se tentoi rrëmbimin e një fëmije.
Otera Bibi ishte larguar nga shtëpia e saj ku jetonte me prindërit të martën e kaluar dhe kishte shkuar në një fshat të largët në Bengalin Perëndimor.
Gruaja 42-vjeçarja, teksa kishte ndaluar afër një lokali prej druri në fshat dhe pronari i saj Dilip Ghosh mendoi se ajo donte të rrëmbente vajzën e tij 10-vjeçare.
Një turmë e zemëruar e sulmoi Oteran pas përhapjes së thashethemit.
Ata e lidhën dhe i gjuajtën me shkopinj dhe gurë. Më pas banorët i grisën rrobat dhe i qethën flokët ndërsa e rrihnin pa mëshirë sipas dëshmitarëve në fshatin Mithipur-Panagarh.
Otera u mundua që të vërtetonte pafajësinë e saj por sulmuesit nuk e kuptuan se çfarë ajo donte të thoshte. Policia mbërriti më vonë dhe nxitoi që ta dërgonte gruan në spital por ajo vdiq nga plagët e marra.
Policia ndaloi disa fshatarë për t’i marrë në pyetje, por deri më tani askush nuk është akuzuar për vdekjen e saj.
/a.m.