Kandidati për kreun e PD, Eduard Selami, ka folur sot para selisë blu teksa ka komentuar garën brenda PD.
Pas takimit me Lulzim Bashën, Selami tha se biseda kishte si qëllim garantimin e zgjedhjeve sa më të ndershme.
“Ne u takuam më simpatizantë të thjeshtë dhe unë i bëra një vërejtje shoqërore Bashës se ai e ka filluar pak me vonesë garën, pasi unë e kam nisur prej kohësh. Që ne të kthehemi edhe njëherë për shqiptarët PD ka përgjegjësinë të prezantojë një lidership të ri. Zoti Basha fatkeqësisht nuk e ka” – tha kandidati për kreun e PD, Eduard Selami.
Ai tha se data 22 Korrik nuk i jep kohë për fushatë kandidatëve ndaj ka propozuar që zgjedhjet të shtyhen për në shtator. /javanews/b.d