“Në radhë të parë, nuk ka shkuarje të reja të qytetarëve tanë në ato luftëra. Pastaj, ka të kthyer, të cilët janë penduar dhe natyrisht, po përballen me drejtësinë.
Kujtoj që edhe familjet e tyre, çdo ditë e më tepër, po bashkëpunojnë me mekanizmat e sigurisë”, thotë Zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës në largim, Valdet Hoxha,
Ndërtimi dhe vënia në funksion e një narracioni kundër propagandës që bëjnë individët, grupet apo organizatat që identifikohen si burim i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit fetar që shpie në terrorizëm, ka qenë dhe mbetet pjesë e Strategjisë Kombëtare të Kosovës për parandalimin e këtyre fenomeneve.
Nga kjo strategji ka buruar edhe ligji që sanksionon këto veprime, si dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja. (b.an)