Lazio ka rikthyer interesimin për mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu.
Corriere dello Sport raporton se Kryeziu, jo vetëm që shihet si zëvendësues i Lucas Biglias, që mund të bashkohet me Milanin, por edhe si alternativë tjetër nga Parolo e Luliq, transmeton Koha.net.
Me Lazion që garon edhe në Ligën e Evropës në sezonin e ardhshëm, trajneri Inzaghi ka nevojë për përforcime dhe lojtarë që mund të llogaritë në sezonin e gjatë.
Drejtori sportiv Igli Tare dhe presidenti Lotito e kanë identifikuar 24 vjeçarin e Luzernit si lojtar ideal për mesfushën e tyre, kur dihet që ai ka kontratë me klubin zviceran deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm, përgatiti Koha. (b.an)