Zbardhet dëshmia paraparake e nuses 19-vjeçare nga Durrësi që tentoi të helmonte vjehrrën duke i hedhur helm në gotën e kosit.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për “BalkanWeb” se Elda Tanushi ka treguar në polici arsyet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.
Ajo ka thënë se ishte martuar vetëm 4 muaj më parë, por që nga ai moment sherret me vjehrrën kishin qënë të vazhdueshme, madje edhe është dhunuar.
“Ngrinte dorë mbi mua e më rrihte, prandaj nuk durova dot”,- mësohet të ketë thënë ajo.
Në gjiThë këto sherre bashkëshorti i 19-vjeçares nuk ka qënë prezent, pasi fill pas dasmës ai ka emigruar në Greqi, aty ku punonte prej vitesh. Pas martese ai ua ka besuar nusen, prindërve, por me sa duket bashkëjetesa mes të treve ka degjeneruar në sherr.
a.ç