Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Tales në Lezhë pasditen e së shtunës. Një 46-vjeçar nga Kosova është mbytur teksa ishte duke u larë në det. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet Sh.K.
Trupi i pajetë i tij u nxorr në breg nga pushuesit e tjerë. Ata u përpoqën t’i vijnë në ndihmë por ishte tepër vonë.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore. Trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekpertizës mjeko-ligjore./a.m.