· rritje të konsumit të energjisë elektrike mbi ato normale te sezonit
· punim të nyejve transformuese në zonat kritike të regjimit të shfrytëzimit të tyre
Theksojmë se për çdo rast, OSHEE ka marrë masa përmes lidhjes unazore për institucionet e rëndësisë së veçantë duke i furnizuar pa ndërprerje, si dhe abonentëve iu është rikthyer energjia brenda kohës së mundshme, falë furnizimit nga linja të dyta paralele.
Sipas meteorologëve, temperaturat do të qëndrojnë në nivele të larta për dy ditët në vijim, ndaj OSHEE i bën thirrje konsumatorëve të tregojnë kujdes në menaxhim sa më efikas të energjisë sidomos në zonat e banuara të qyteteve
o të konsumit të energjisë dhe përdorimit pa kriter të pajisjeve elektroshtëpiake, duke e shtrirë aktivitetin e tyre në kohë dhe jo në mënyrë të njëkohshme
o Përdorimin e pajisjeve ftohëse në regjime temperaturash sa më optimale në raport me ato të mjedisit të jashtëm, duke siguruar kështu një eficencë energjetike ndërmjet banesës dhe mjedisit të jashtëm
Ky kujdes rekomandohet të jetë sidomos në orët e pikut të ngarkesave të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike në këto fasha orare 10.30-14.00 dhe 19.30 – 21.00 të ditës.
Megjithatë, pavarësisht problemeve të përmendura më lartë, si dhe reduktimit të prodhimit vendas, prej mungesës së reshjeve në HEC-e, OSHEE ka marrë të gjitha masat për të garantuar me energji elektrike nevojat e popullatës.
Kompania ka:
· vendosur në gatishmëri të plotë të gjithë stafin ku ka hartuar një plan të plotë masash për gatishmërinë e furnizimit me energji elektrike,
· Ka krijuar brigadat e likujdimit te avarive me rreth 1500 punonjës në të gjithë vendin. Qe po merren me mirëmenaxhimin e furnizimit me energji elektrike te
o Të gjithë konsumatorëve duke filluar nga ato jetiket spitale, ujësjellës, institucione qendrore etj
o Të gjithë zonave turistike bregdetare dhe malore
o Të gjithë sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike
Sakaq, për të qëndruar sa më pranë me informacionin dhe marrjen e të dhënave për defekte të mundshme, OSHEE vijon të ketë në dispozicion numrin call center, 04 22 74 141, cili funksionon nga ora 07.00 e mëngjesit deri në 23.00 të mbrëmjes.
Për shkak të fluksit të telefonatave, OSHEE ka vendosur në dispozicion edhe numra tw tjerë call center 24 orë, sipas rajoneve.
Tirana
044 528 888
044 505 269
044 505 270
Durrësi
052 222 097
Shkodra
022 801023
022 801024
022 801026
022 801028
Kukësi
024 222 555
Elbasan
054 257 400
054 243 953
Burrel
021 723 324
021 723 221
Berati
032 230 520
032 232 311
Fieri
034 210 000
034 210 002
Korça
082 248 310
082 245 919
Gjirokastra
084 262 555
084 264 465
Vlora
033 426 260
033 407 400