Një djalë 39 vjeç me aftësi të kufizuara mendore është denoncuar i zhdukur në policinë e Gjirokastrës. Policia bën me dije se gjatë ditës së djeshme, 63 vjeçarja D.M, banuese në Gjirokastër ka thënë në polici se djali i saj 39 vjeç me inicialet G.V., është larguar nga banesa pa lënë gjurmë.
Sipas nënës, djali i saj i humbur vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, ç’ka i shton edhe më shumë shqetësimet e prindërve të tij. Nuk dihet ende se ku ndodhet e riu i zhdukur, ndërsa policia po punon për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.