Jozefina Topalli doli sot në një deklaratë për mediat ku sulmoi ashpër edhe njëherë kryetarin e PD Lulzim Basha.
Ajo deklaroi se partia është zhytur në një gjendje katastrofale nën drejtimin e tij. Sipas Topallit, Basha po tenton të manipulojë procesin zgjedhor për kreun e kësaj force.
Ndërkorhë, menjëherë pas daljes së Topallit, lideri i PD Basha i cili ka ‘vetëngrirë’ funksionet e tij në parti dhe ia ka deleguar nënkryetarëve, i’u drejtua zyrës së ish-kryeministrit Berisha.
Berisha mbështeti Bashën 4 vite më parë, edhe pse asnjëherë nuk e shprehur publikisht, dhe duket se edhe këtë herë Basha ka mbështetjen e liderit historik./a.m.