55 përqind e energjisë që po hidhet në rrjetin e Operatorit të Shpërdarjes së Energjisë, importohet.
Në kushtet e rënies së prodhimit vendas për shkak të thatësirës, OSHEE ka siguruar importet për korrikun, dhe sipas tij konsumatoret janë të garantuar për furnizim pa ndërprerje.
“Mbi 55% mbulohet nga blerjet që kemi bërë në treg të parregulluar, pra nga importi, dhe pjesa tjetër nga prodhim i KESH dhe i HEC-eve lokale, të cilët për fatkeqësinë e situatës janë në prodhimin minimal të tyre. Por në gjithë këtë kombinim shifrash ne garantojmë në mënyrën absolute furnizimin me energji të popullatës në ditët në vazhdim”, thotë Elton Sevrani, drejtor i Divizionit të Shpërndarjes.
17 milionë euro është kosto e importeve për korrikun pa TVSH. E gjitha po të përballohet tani për tani nga OSHEE pa kërkuar mbështetje nga fondet buxhetore, por ndërkohë do të ketë rialokime të brendshëm të kompanisë.
“Duke reduktuar deri në një farë mase një zë të caktuar të investimeve, duke rialokuar disa shpenzime të tjera, pasi qëllimi jonë kryesor është furnizimi me energji i popullatës me çfarëdolloj kosto të mundshme. Për aq kohë sa buxheti jonë e mban dhe garancia do të jetë që dhe në vazhdimësi do e mbajë”, thotë Sevrani për TCH.
Ndërkohë sa i përket stakimeve të energjise OSHEE thotë se gjithçka lidhte me ndërhyrjet e subjekteve që kryejnë punë publike duke dëmtuar rrjetin.
“Është një proces që në një vend në ndërtim të vazhdueshëm cënohen vazhdimisht elementët e sigurisë së furnizimit të rrjetit. OSHEE personalisht në menaxhimin e saj nuk ka kryer asnjë lloj ndërprerje të programuar për qëllim ulje ngarkese, apo qëllim reduktimi të konsumit”, vijon ai./a.m.