Duket se kryetari i ngrirë i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk do të këtë rival vetëm Eduard Selamin për postin e kreut të PD.
Një tjetër demokrat ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për Astrit Sinanajn, anëtar i PD në qytetin e Fierit.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale Sinanaj shkruan se shpall kandidaturën e tij për vendin e kryetarit të Partisë Demokratike.
“Përshëndetje! Unë anëtari i PD, u vë në dijeni, se nga sot shpall kanditaturën time, për vendin e kryetarit. Shpresoj të jem i duhuri e të realizoj arritjen e qëllimit të lindjes se kësaj force politike.
Nëse më besohet shërbimi i kryetarit nga anëtarsia, zotohem, se do të propozoj të vendosim së bashku, si parim bazë: partia jonë, jo vetëm të mos kërkoj të mari pushtet nga populli por t’ia kthej atij edhe kur me mashtrime i rrëmbehet nga të tjerë.
Për mua Demokracia është produkt i marrëdhënieve reciproke.
Ajo ka dhe do te këtë si bazë lirinë dhe pushtetin e popullit si pronë të tij dhe jo përvetësimin e tyre. Së bashku do të krijojmë demokracinë e kerkuar.
Shpresoj e shumë shpresoj që të mirëkuptohem e të bashkëpunojmë për arritje ëndërrimtare” shkruan Sinanaj.