Temperaturat e larta kanë nxitur gjendjet virale kryesisht te fëmijët, duke shënuar një fluks të lartë vizitash në pediatrinë e Fierit.
Në spitalin e pediatrisë së këtij qyteti janë rreth 80 fëmijë në ditë që marrin shërbimin shëndetësor. Më të prekurit nga virozat janë fëmijët nën moshën 3 vjeç. Virozat e stinës shoqërohen me temperaturë të lartë, diare dhe të tjera simptoma, ndaj dhe mjekët bëjnë apel që nëse fëmijët kanë të tilla simptoma duhet t’i drejtohen spitalit pediatrik.
Sipas mjekes pediatre, Anila Muka, pavarësisht situatës nën kontroll, prindërit duhet t’i drejtohen shërbimit shëndetësor sapo shohin këto simptoma. /b.d