Skuadra bullgare e Botev Plovdiv ka përmbysur rezultatin në takimin e parë kualifikues të “Europa League” kundër Partizanit.
Në fillim serinë e golave e hapën nënkampionët e Shqipërisë me Sukajn në minutën e 5-të para se bullgarët të përmbysnin shifrat në “Selman Stërmasi”. Kossoko fillimisht riktheu baraspeshën në minutën e 27-të të pjesës së parë para se Nedelev të realizonte një goditje kirurgjikale për të shënuar golin e dytë.
Kur mbeten edhe afërsisht 20 minuta nga përfundimi i lojës së rregullt në takimin e parë rezultati 1-2 mbetet shumë i vështirë për t’u përbysur nga Partizani i cili javën e ardhshme luan ndeshjen e kthimit në Bullgari.