Dalin detaje të reja për atentatin ndaj biznesmenit Tofik Hyka. Burimet thonë se Hyka është në gjendje të rënde dhe vijon të qëndrojë në reanimacion. Ai do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni, pasi ende nuk i është hequr plumbi që ka marrë në kokë. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen, “Panorama” mëson se Policia po heton në dy pista kryesore.
Pista e parë është ajo e borxheve që ka pasur biznesmeni. Gjithashtu, ka fakte dhe prova të arsyeshme se biznesmeni jepte edhe fajde. Ndaj edhe kjo pistë është përfshirë në hetime. Ndërkohë ka edhe një pistë tjetër, që është më e zbehtë, ajo e një konflikti prone me të vëllanë. Autorët e atentatit ende nuk janë gjetur. Ndërkohë, të shoqëruarit për atentatin janë liruar.
a.ç