Që në krye të herës, partitë që përfaqësojnë interesat e minoritetit grek në Shqipëri, ndanë qëndrime të kundërta në raport me zgjedhjet e 25 qershorit. Teksa kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, iu bashku linjës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje me krijimin e një qeverie teknike, MEGA nënvizoi se do të garonte në zgjedhjet e 25 qershorit, për të mbrojtur interesat e të gjithë minoritetit grek në Shqipëri. Nëse bëjmë një rikthim në kujtesë, në muajin prill, kreu i MEGA, Kristaq Kiço, tha se partia që ai drejton nuk mund të përfshihet në lojërat e mëdha të futjes apo të mos futjes në zgjedhje, por do të marrë pjesë në zgjedhje, me platformën dhe alternativën e saj, në mbrojtje të interesave të minoritetit.
PDBNJ nuk ishte e vetmja në betejën për votat e minoritetit grek në qarkun e Vlorës. Një parti tjetër e vogël, Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA), u krijua në vitin 2008, kur PBDNJ doli nga koalicioni i djathtë dhe hyri te koalicioni i majtë. MEGA garoi në koalicion me të djathtën në vitin 2013, kur arriti të marrë afro 2,300 vota, ndërsa garoi jashtë koalicioneve më 2015, kur kandidati i saj Leonidha Hristo arriti të fitojë postin e kryetarit të Bashkisë Finiq. Por që nga ajo kohë, MEGA duket se është afruar me të majtën. Ajo garoi si parti më vete me kryetarin e saj Kristo Kiço, i cili është aktualisht edhe zëvendëskryetar i Bashkisë Sarandë.
Me të drejtë që para zgjedhjeve, listat e kandidatëve për deputet të paraqitura në KQZ do të ngjallnin interes, për të parë se kush janë ata që do të përfaqësojnë qytetaret në parlamentin e ardhshëm. Partia MEGA, kandidoi me 15 kandidatë nga familja Buzuka. Ku siç duket në listë, veç babait, Dhimitër Buzukës janë dhe 5 fëmijët e tij, por dhe nipat e tij, të gjithë pjesëtarë të një familje. Rasti i partisë së minoritetit grek në Shqipëri, MEGA është unik në llojin e tij.
Në listën e Vlorës garoi edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, i minoritetit grek. Ky i fundit është një ndër kundështarët më të fortë në parlament të çështjes çame. Ai arriti që të siguronte mandatin në Vlorë. Përfaqësuesi i minoritetit grek, Dule renditet i treti në listën e PD-së në Vlorë. Ai ndiqej nga Arben Ristani në vend të 4, dhe përfaqësuesi i çamëve, Dashamir Tahiri në vendin e 5.
Me dy llogaritje të thjeshta shohim një tretje të votave të minoritetit. Ku u zhdukën këto vota dhe a dhanë një kontribut ato të PBDNJ-së ai një aleat i PD-së? Duket se votat e PBDNJ-së kanë avulluar./konica.al/ma.me