Pas dorëheqjes nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për mediat. Ai ka zbarhdur edhe arsyet e këtij vendimi teksa tha se nevojitet një organizim i ri i partisë tashmë që do jetë në opozitë. Po ashtu, ai tha se ka propozuar Monika Kryemadhin në postin e kryetares së LSI-së. Po ashtu, Vasili bëri publik edhe propozimet për lëvizjet e tjera në LSI.
“Roli i ri në opozitë kërkon energji të reja. Intensitet shumë më të lartë, në funksion të qytetarëve shqiptarë. Ndaj në këtë funksion kam vendosur të jap dorëheqjen si kryetar nga kryesia. Dhe i kam kërkuar asaj të marr drejtimin e Grupit Parlamentar të LSI-së, pasi fronti parlamentar do jetë prioritar në rolin tonë në opozitë. I propozoj Kryesisë zonjën Kryemadhi në rolin e kryetares, në radhë të parë për kualitetin e saj politik, e lidhur gjithmonë me qytetarin. Së dyti, bazuar në kualitetin e jashtëzkaonshëm organizativ, që e reflekton si askush në politikën shqiptare. Dhe së treti, zonja Kryemadhi ka qenë politikane aktive dhe s’ka qenë në këto vite në poste ekzekutive dhe ka qenë urë lidhëse me qytetarët. Gjithashtu për postin e zv.kryetarit kam propozuar zotin Luan Rama. Po ashtu, zonja Erisa Xhixho të jetë në postin e n.kryetares, post i lënë bosh nga zoti Luan Rama”, tha Vasili.
Vasili po ashtu paralajmëroi nisjen e aksionit opozitar para Shtatorit, edhe pse sërish nuk foli për tërhqejen e ministarve të LSI nga qeveria aktuale. Ai tha se “nuk ëhstë këtu për procedurat shtetërore”. Vasili tha se do të denoncojnë “abuzimet me prova sipas tij gjatë zgjedhjeve”.
“Duke qenë se kryesia mori në shqyrtim edhe rezultatet e fundit. Jam këtu për tu komunikuar vendimet e mbledhjes së kryesisë. Së pari, edhe në emër të kryesisë dhe emrin personal, kam një falenderim shumë të madh për rreth 230 mijë votues të jashtëzakonshëm dhe misionarë të LSI të cilët dhanë votën jo vetëm për një rezultat jtetër shumë të suksesshëm të LSI, pasi është e vetmja forcë me rritje shumë të madhe. Votues që votuan kundër presionit elektoral. Kundër strategjisë së krimit. Kundër task-forcës bipartizane PD-PS. Kundër goditjes së bursës për shkak të milionave për blerjen e votave, ndaj këta 230 mijë votues janë misionarë”, deklaroi Vasili.