Katër persona janë dënuar mëngjesin e sotëm në një gjykatë në Trikala të Greqisë, pasi akuzohen për përdhunim në grup ndaj një të miture.
Mediat greke raportojnë se mes të akuzuarve gjendet edhe një shtetas shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit 2016, ku 4 personat përfshi edhe kumbarën e 14-vjeçares kanë mbajtur të izoluar në një apartament në Larisa, të miturën dhe e kanë përdhunuar në mënyrë të përsëritur.
Të akuzuarit u shpallën fajtorë dhe Gjykata dha vendimin me burg:
Shqiptari me iniciale A. K., u dënua me 7 vite burg.
G, 57 vjeç, u dënua me 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë
P, 57 vjeç, u dënua 24 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë
T, 56 vjeç, u dënua me 14 vite burg