Kreu i LSI-së, Petrit Vasili hodhi hapin e parë për një marrëdhënie të mirë mes LSI-së dhe PD-së.
I ftuar në “Opinion” ai tha se nuk sheh ndonjë arsye se përse LSI dhe PD të mos bashkëpunojnë në opozitë nëse janë në të njëjtën linjë.
Vasili tha se LSI-ja do të ketë një aksion të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD-ja është në të njëjtën linjë, është e mirëpritur.
“Ne kemi një aksion tonin, në rast se PD-ja do ketë të njëjtën linjë, s’ka arsye pse PD të mos bashkëpunojë me ne”, tha ai. /b.d