Sezoni veror sapo nuk ka filluar dhe me të edhe përgatitjet për të shkuar me pushime në det, prandaj po ju japim disa këshilla se si në tërësi të përdorni të mirat e tij.
A e keni ditur që notimi në ujin e detit ka efekt të larjes në koktejin magjik të kripës minerale, e cila organizmit tuaj i ndihmon që më vonë me sukses të përballoni dimrin.
Për forcim të organizmit
Uji i detit pastron lëkurën dhe rrugët e frymëmarrjes, forcon mekanizmat mbrojtës, u bën masazh muskujve dhe ua kthen fortësinë. Njëkohësisht uji ndikon si aerosol natyror për hundë dhe fyt.
Gjatë qëndrimit në det ekspertët këshillojnë që çdo ditë të ndani së paku 20 minuta për shëtitje përgjatë bregut të detit, sipas mundësisë në orët e hershme të mëngjesit apo para perëndimit të diellit.
Në ajër të cilin atëherë e thithni gjenden grimca të vogla të ujit të detit, të cilat si inhalatorë më natyralë pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.
Mos shkoni vrap nën dush
Nëse keni fat që pushimet t’i kaloni në një vend të vogël apo periferik në bregdet, ku uji dhe ajri nuk janë të ndotur, pasi që të dilni nga uji, mos vraponi menjëherë të shkoni nën dush me ujë të ëmbël.
Prisni që të thaheni në diell: kripërat minerale nga uji i detit dezinfektojnë, pastrojnë dhe forcojnë lëkurën tuaj, ndërkaq puçrrat dhe aknet pas disa ditësh do të zhduken.
Ushtrimet në ujë
Është interesante që një ushtrim në det ka të njëjtin efekt sa 12 stërvitje në çdo vend jashtë ujit. Uji i detit ndikon sikur veglat për ushtrime, sepse krijon rezistencë dhe angazhon maksimalisht muskujt, transmeton telegrafi.
Me lëvizjen nëpër ujë shpenzoni shtat kalori në minutë, stimuloni qarkullimin dhe forconi muret e venave.
Nëse dëshironi që të eliminoni celulitin, notimi për çdo ditë apo ecja në ujë të thellë deri te gjoksi, së paku 40 minuta (20 minuta në mëngjes dhe 20 minuta në mbrëmje).