Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Eduard Selami eshte perfshire ne nje incident ditën e sotme në ambientet e brendshme të selisë blu.
Shoferi i deputetes Mimoza Hajdarmataj, Alfred Dollapi i është drejtuar me një gjuhë të ashpër Selamit, pak minuta pas konferencës për shtyp duke e kërcënuar atë.
“Çfarë pune ke ti këtu, ça do këtu? Nuk të lë as të hysh në selinë e PD, pasi nuk ke çfarë kërkon këtu?”, i është drejtuar shoferi i deputetes kandidatit për kryetar partie Eduard Selami.
Selami ka ruajtur qetësinë nga e gjithë kjo situatë, dhe debati duket të ketë mbaruar aty.
Duke folur per “Panoramën”, sfidanti i Bashes ka treguar gjithçka çfarë ndodhi.
“Pati nje incident te pakendshem sot në Seline e Partise Demokratike qe une me vone e mesova se kush ishte. Megjjthate une do shoh perpara dhe e rendesishme eshte gara ne PD”, tha Selami.