Një gjykatë suedeze dënoi sot një deputet të ekstremit të djathtë me 38 400 korona (3 900 euro) gjobë për ushtrim dhune në hyrje të një diskoteke.
Gjykata rajonale e shpalli Kent Ekeroth, 35 vjeç, deputet i partisë antimigracion ”Demokratët e Suedisë”, fajtor për ushtrim dhune ndaj një burri që ndodhej në radhë përpara një diskoteke në Stokholm, 24 nëntorin e kaluar.
Ekeroth pohoi se ka reaguar në formë të mbrojtjes legjitime, ndërsa situata ka degjeneruar në dhunë pasi personi e ka ofenduar.
Por, gjykata vlerësoi se ”ky veprim nuk lidhej me rastin në fjalë”.
Deputeti ishte i zemëruar pasi i është refuzuar hyrja në këtë diskotekë luksoze në kryeqytetin suedez.
Ai pohoi se ishte provokuar nga personi tjetër, i cili ishte tallur me këtë të fundit, ndërsa ai po kalonte.
a.ç