Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Eduard Selami, ka folur pasditen e sotme nga selia blu.
Ish-deputeti i PD tha se është gati t’i japë partisë një lidership model dhe bashkëkohor. Sipas tij, gara për kreun e PD është edhe garë për shqiptarët.
“Koha e ka lënë prapa PD-në. Demokratike dhe demokratët duhet të ecin me hapin e kohës. Ky do të jetë edhe kontributi im në këto zgjedhje për kryetar të Partisë Demokratike. Ajo që është e nevojshme është një analizë e sinqertë duke parë më shumë gjërat që na bashkojnë sesa ato që na ndajnë” – tha Selami. /b.d