Kryeministri Rama deklaroi pak ditë para zgjedhjeve se ministrat teknik të PD-së do të shkarkohen në 26 qershor, menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit.
Por kjo datë ka kaluar dhe vetë ministrat kanë konfirmuar se do të qëndrojnë në detyrë deri në ardhjen e Qeverisë së re, gje te cilen fillimisht nen ze e kane pranuar te gjithe ministrat.
Por burimet bejne me dije se ministrat e rinj teknik do të qëndrojnë në detyrë deri në daljen e raportit të fundit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Qershorit.
Burime nga PD bënë të ditur se “ministrat teknikë të PD-së do të qëndrojnë në detyrë deri në certifikimin e daljes së raportit final të OSBE-ODIHR për zgjedhjet” raporton tema. Kontributi i tyre ka të bëjë me ofrimin e të dhënave për plotësimin e raportit final të OSBE-së.