Sekuestrohen 3.6 kg lëndë narkotike Marijuanë si dhe 18 kapsolla donatore elektrike. Arrestohet në flagrancë një shtetas i dyshuar si poseduesi i tyre.
Me datë 27.06.2017, nga Seksioni kundër narkotikëve në DVP Lezhe, në bashkëpunim me Komisariatin e Policise Kurbin, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, si dhe pas një pune të mirëorganizuar, është goditur një tjetër rast i veprimtarisë kriminale ku u sekuestruan :
– 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë
– 18 kapsolla detonatore elektrike
Këto materiale u gjetën dhe u sekuestruan në banesën e shtetasit Bashkim Hasani , 49 vjeç, banues në Gjorem – Kurbin i cili u arrestua në flagrancë për veprat penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 te Kodit Penal
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme./a.m.