Policia e Mallakastrës arrestoi një 21-vjeçar pasi gjatë natës vodhi një banesë.
Emiljano Milaj ka hyrë gjatë natës në banesën e shtetasit A.R, 44 vjeç, banues në fshatin Fratar, Mallakastër dhe ka vjedhur një gjenerator, një fikse zjarri, një makinë akulli, një bateri automjeti dhe disa sende të tjera të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu Milaj dyshohet se është autori i vjedhjeve të disa banesave të tjera në Mallakastër, për të cilat policia po punon për dokumentimin ligjor.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal./a.m.