Pas numërimit të votave në qarkun e Kukësit, forcë e parë doli Partia Demokratike duke mos pasur surpriza.
Nga 3 deputetë që nxjerr qarku i Kukësit, dy i mori PD-ja, ndërsa 1 e mori PS-ja.
Por, surpriza më e madhe ka ndodhur për qytetin e Kukësit, ku për herë të parë që nga 1992, forcë e parë ka dalë PS-ja.
Qyteti i Kukësit njihet si bastion i djathtë, ku edhe tani si kryetar Bashkie është përfaqësues i PD-së.
Ndërsa në këto zgjedhje, PS-ja e udhëhequr nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ka mundur të dalë forcë e parë, duke lënë PD-në 2 mijë vota mbrapa. Megjithatë, ishte Hasi dhe Tropoja, të cilët përmbysën qytetin e Kukësit, duke i dhënë 2 deputetë. /b.d