Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në një deklaratë zyrtare sot nga ambientet e policisë ka dhënë detaje nga ecuaria e procesit të votimit dhe numërimit, duke vlerësuar performancën e ekeftivëvë dhe duke raportuar edhe për problemet të shoqëruan këtë ngjarje shumë të rëndësishme për shqiptarët.
Sipas tij, policia e shtetit ka qenë e monitoruar në punë e saj nga një sërë irganizmash të huaja. Ndërkohë që nga 26 maj25 qershor, 69 vepra penale që prekin zgjedhjet e lira, të cilat janë në hetim.
Çako i ka dhene pergjigje sot edhe faktit se pse nuk e zbatoi udhrin e ministrit te Brendshem Demiraj, i cili kërkoi shkarkimin e 3 shefave të komisariateve të policisë në rajonet, ku kanë ndodhur incidente gjatë fushatës zgjedhore (Pukë, Dibër dhe Gramsh).
“Per kerkesen lidhur me tre shefat e policise, konkretisht Puke, Diber dhe Gramsh, pas verifikimeve të bëra nga drejtoria e standardeve rezultoi se shefat kanë kryer detyrën konform ligjit dhe nuk kanë bërë asgjë në shkelje të ligjit”tha Çako.
a.ç