Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka qene liderja e pare europiane e cila ka uruar kryeministrin Edi Rama per fitoren e arritur ne zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Ne mesazhin e saj Merkel e komenton fitoren si te merituar. “Urime te merituara! Pres te takohem per pak dite’, nenvizon Merkel.
Rama dhe Merkel do takohen ne Trieste te Italise pas pak ditesh, saktesisht me 12 korrik, ne kuader te samitit te vendeve te Ballkanit Perendimor. Urimet e kancelares gjermane perbejne nje konfirmim te rendesishem te suksesit elektoral te socialisteve ne zgjedhjet e 25 qershorit dhe vine pas konkluzioneve pozitive rreth zgjedhjeve te bera vetem nje dite me pare nga OSBE, SHBA dhe Brukseli.
ma.me/javanews.al