Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit është drejt përfundimit teksa mbeten për t’u parë në total vetëm 39 kuti votimi. Në krye të këtij qarku qëndron PS me 8 mandate ose 66298 vota. E dyta në listë vjen PD e cila ka marrë deri më tani 37333 vota ose 4 mandate, e ndjekur nga LSI me 20910 vota ose 2 mandate.
Në këto zgjedhje parlamentare, PS ka mundur të shtojë dy deputetë më shumë nga zgjedhjet e 2013 në Durrës, ndërsa PD ka humbur një deputet. LSI gjithashtu ka shtuar një mandat më tepër në këtë qark.
Por ajo që vihet më shumë në këtë qark është humbja e atij personi që demokratët dhe të djathtët në vend e kanë parë përherë si personin që e kishte të sigurtë pjesëmarrjen në parlament.
Fjala është për aleatin e Lulzim Bashës, kreun e PAA-së Agron Duka, i rradhitur i pesti në listat e PD-së. Në bazë të rezultateve Duka me shumë gjasa do të mbetet ashtë parlamentit për katër vitet e ardhshme. /ma.me