Partia Socialiste është pranë një fitoreje historike, kjo dallohet qartë pas numërimit të mbi 30% të votave. Teksa janë numëruar 1745 nga 5362 kuti në të gjithë Shqipërinë, PS udhëheq me mbi 51.39% të votave, e ndjekur nga PD me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave.
Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve sipas qarqeve është si më poshtë:
Tiranë
Partia Socialiste është kryesuese me 54.13% të votave.
PD vjen e dyta me 35.12% të votave. LSI renditet e treta me 15.66% të votave.
Në Tiranë ndahen 34 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 17 mandate; PD 11 mandate; LSI 5 mandate; PDIU 1 mandat.
Shkodër
Partia Socialiste është kryesuese me 44.87% të votave.
PD vjen e dyta me 32.59% të votave. LSI renditet e treta me 11.13% të votave. Në vend të katërt është PSD me 10.42% të votave.
Në Shkodër ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 5 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat; PSD 1 mandat.
Vlorë
Partia Socialiste është kryesuese me 60.28% të votave.
PD vjen e dyta me 20.27% të votave. LSI renditet e treta me 12.31% të votave.
Në Vlorë ndahen 12 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.
Kukës
Partia Demokratike është kryesuese me 49.98% të votave.
PS vjen e dyta me 40.72 % të votave. LSI renditet e treta me 6.57% të votave.
Në Kukës ndahen 3 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PD 2 mandate; PS 1 mandat.
Fier
Partia Socialiste është kryesuese me 57.76% të votave.
PD vjen e dyta me 24.97% të votave. LSI renditet e treta me 12.14% të votave.
Në Fier ndahen 16 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 10 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandate.
Dibër
Partia Socialiste është kryesuese me 38.7 % të votave.
PD vjen e dyta me 28.52% të votave. LSI renditet e treta me 17.96 % të votave. PDIU renditet e katërta me 12.79% të votave.
Në Dibër ndahen 6 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 2 mandate; LSI 1 mandat.
Durrës
Partia Socialiste është kryesuese me 56.85% të votave.
PD vjen e dyta me 29.34% të votave. LSI renditet e treta me 9.28% të votave.
Në Durrës ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 9 mandate; PD 4 mandate; LSI 1 mandat.
Elbasan
Partia Socialiste është kryesuese me 52.29% të votave.
LSI vjen e dyta me 18.33% të votave. PD renditet e treta me 16.89% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 10.91% të votave.
Në Elbasan ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; LSI 3 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat.
Berat
Partia Socialiste është kryesuese me 51.41% të votave.
LSI vjen e dyta me 27.79% të votave. PD renditet e treta me 20.19% të votave.
Në Berat ndahen 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 4 mandate; PD 1 mandat; LSI 2 mandate.
Lezhë
Partia Socialiste është kryesuese me 44.71% të votave.
PD vjen e dyta me 34.55% të votave, ndërsa LSI renditet e treta me 15.28% të votave.
Lezha ka 7 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 3 mandate; LSI 1 mandat.
Gjirokastër
Partia Socialiste është kryesuese me 53.84% të votave.
PD vjen e dyta me 22.85% të votave. LSI renditet e treta me 21.21% të votave.
Në Gjirokastër ndahen 5 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 3 mandate; PD 1 mandat; LSI 1 mandat.
Korçë
Partia Socialiste është kryesuese me 46.21% të votave.
PD vjen e dyta me 32.03% të votave. LSI renditet e treta me 17.07% të votave.
Në Korçë ndahen 11 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 5 mandate; PD 4 mandate; LSI 2 mandate.
a.ç