Në Elbasan ka përfunduar numërimi i 29 kutive nga 547 të tilla dhe nga shifrat e deritanishme Partia Socialiste është kryesuese me 51.42% të votave.
LSI vjen e dyta me 17.72% të votave. PD renditet e treta me 17.47% të votave. Në vend të katërt është PDIU me 11.34% të votave.
Në Elbasan ndahen 14 mandate deputetësh dhe në bazë këtyre rezultateve, projeksioni për ndarjen e mandateve është ky: PS 8 mandate; LSI 3 mandate; PD 2 mandate; PDIU 1 mandat. /b.d