Ministri i Brendshem Dritan Demiraj i ka kërkuar Policisë së Shtetit të zbatojë me korrektësi ligjin gjatë procesit të transportimit dhe dorëzimit të kutive të materialeve të votimit, i cili është një proces mjaft delikat dhe me kontestime.
Policia e Shtetit është në dijeni të detyrimeve dhe përgjegjësive gjatë këtij procesi prandaj duhet të respektojë ligjin dhe të shmang çdo incident të mundshëm./a.m.