Ora News dhe IPR Marketing kanë publikur Exit Poll-in vetëm pak minuta pas përfundimit të procesit të votimit.
Sipas Exit Pollit, në qarkun e Tiranës Partia Socialiste siguron nga 17-19 mandate, Partia Demokratike 11-13 mandate dhe Lëvizja Socialiste Për Integrim nga 2-4 mandate.
Antonio Noto, drejtori i IPR Marketing, tha se marzhi i gabimit është +/-2.
Sipas Exit Poll-it të Ora News dhe IPR Marketing PS i ka arritur më shumë se 71 mandate.
PD merr 45-49 mandate, ndërsa LSI 11-15 mandate, thotë sondazhi i IPR.
Të përkthyer në përqindje:
PS 45-49%
PD 30-34 %
LSI 11-15 %
LIBRA 1-3%
PDIU 3-5%
/a.m.