Procesi i votimit në qendrën 1840 në shkollën pranë zonës së “Vasil Shantos” në Tiranë është pezulluar për më shumë se 20 minuta.
Shkak është bërë vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili vendosi shtyrjen e votimit deri në orën 20:00.
Sekretari i Partisë Socialiste thotë se i ka ardhur një telefonatë për të vijuar procesin, por kryetari demokrat i qendrës së votimit nuk e ka pranuar këtë.
Në këtë qendër ka pasur edhe pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuar, të cilët janë detyruar të presin në radhë për rreth 20 minuta. Më vonë, procesi është zhbllokuar.
Kishte ende votues në korridore, ndërsa qendrat e votimit nuk pranuan vijimin e procesit.
Në ambientet e qendrave të votimit shihet një numër i madh votuesish.
Vendimi i KQZ është dërguar me Whatsapp dhe më pas është printuar dhe u është shpërndarë tek të gjithë komisionarët e këtyre qendrave. /OraNews