Presidenti Bujar Nishani, u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në votime. I shoqëruar nga bashkëshorja ai ka votuar pranë Qendrës së Votimit në gjimnazin “Çajupi”.
Në këtë ditë zgjedhjes, e cila përkon edhe me festën e bajramit, Presidenti Nishani uroi që Zoti t’u ndriçojë shqiptarëve mendjet në zgjedhjen e tyre, për një të nesërme më të mirë.
“Shpresoj që të jetë një ditë e qetë, qytetarët të votojnë të qetë, të paintimiduar, pakërcënuar, t’u krijohen të gjitha lehtësitë. Të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo është me e drejta, më e mira, për të gjithë ne”, tha ai.