Qarku i Shkodrës pritet të jetë një ndër më interesantët e këtyre zgjedhjeve për shkak të rritjes së PD-së në 2015 në krahasim me 2013, rritjes gjithashtu të LSI-së, por edhe kandidimit të Tom Doshit me PSD-në. Listën e PD-së në Shkodër e kryeson akademiku Romeo Gurakuqi ndërsa atë të PS-së Ditmir Bushati.
Njësoj si katër vjet më parë lista e LSI-së kryesohet nga Agron Çela. Në 2009 PD fitoi 7 deputetë, ndërsa në 2013 ra në 5. Ndërsa PS ka mbajtur të njëjtin numër 4 në të dy proceset zgjedhore. Rritje ka shënuar LSI e cila mori një mandate në 2013, por edhe partia Kristian Demokrate e cila nxorri deputet Mark Frrokun. Ky i fundit tashmë nuk kandidon më, pasi ndodhet në burg.
Kandidatët e LSI
- Agron Çela
- Dritan Hylli
- Amra Barova
Kandidatët e PS
- Ditmir Bushati
- Paulin Sterkaj
- Senida Mesi
- Luan Harusha
- Paulin Luli
- Teuta Qyteza
- Alfons Babani
- Vilson Masmalaj
Kandidatët e PD
- Romeo Gurakuqi
- Izmira Ulqinaku
- Lorenc Luka
- Bardh Spahia
- Nard Ndoka
- Gjokë Uldedaj
- Anton Koka
- Prelë Gjoni
Kandidati i PSD
- Tom Doshi